Skënderbeu po përjeton një sezon jashtëzakonisht të vështirë, për herë të parë në vitet e fundit, fill pasi u rikthyen në Superligë, e shohin veten në vendin e fundit. Sigurisht që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjera por e vetmja gjë që nuk ndryshon është mbështetja e tifozëve korçarë. Pavarësisht krizës së madhe që po kalojnë, tifozët kanë vendosur të motivojnë lojtarët dhe stafin duke i qëndruar pranë gjatë seancës së fundit stërvitore. Me dhjetëra tifozë takuan ekipin dhe stafin në fushën stërvitore duke i treguar peshën që mbart ajo fanellë dhe të japin më shumë për tu larguar sa më shpejt nga fundi i klasifikimit. Kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro premtoi se të gjithë lojtarët do të japin maksimumin dhe kthesa do të vijë shpejt, që në sfidën e radhës kundër Kukësit, të shtunën.

Me shpresën që situata do të ndryshoj, tifozët u s’postuan në shkallët e stadiumit duke ndjekur nga pranë stërvitjen dhe duke karikuar lojtarët, një atmosferë që mungon prej kohësh për shkak të rregullave të reja të imponuara nga COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: