Magjia që Skënderbeu kishte krijuar këtë periudhë, me 6 fitore radhazi, u zbeh në Kupë, në sfidën e parë kundër Bylis, ku pësuan një humbje minimale 1-0. Nuk është koha për të vajtur atë humbje pasi këtë të hënë duhet të bëjnë llogaritë me një rival delikat dhe një sfidë shumë të vështirë si ajo kundër Laçit e cila pritet të thotë shumë në garën për një vend në Europë.

Ilir Daja është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi dhe vështirësinë që paraqet një ekip si Laçi. Në konferencën për shtyp trajneri i Skënderbeut kërkon nga ekipi të djersinin shumë pasi kjo është e vetmja mënyrë për të dalë me pikë të plotë. Daja konfirmoi ndër të tjera se Skënderbeu do të bëj gjithçka për të qenë pjesë e Europë ndërsa mbetet sy e veshë nga Gjykata Federale në Zvicër e cila do të vendos nëse korçarët do të kenë apo jo shanse për të luajtur në europë:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb