Partizanin nuk e shkund as periudha e ndërprerjes së kampionatit, pasi e vijon sezonin pikërisht aty ku e la, te dështimet. Kampionët në fuqi janë mposhtur nga Skënderbeu me shifrat 2-1 dhe vijonë të zhyten në tabelë, madje po të mos ishte për Flamurtarin dhe Luftëtarin që i kanë larë duart në këtë sezon, rreziku do të ishte edhe më madh.

Në kryeqytet vendësit e nisin ndeshjen më mirë, prodhojnë lojë dhe krijojë raste të mira shënimi, por ato që humbet çinari me shokë, nuk i fal Grishpi me të tijtë. Durrsaku i korçarëve do të shënojë një gol mjaft të bukur në të 43-ën. Numri 10 gjuan fluturimthi dhe gjen këndin e poshtëm të portës së Hoxhës, me kapitenin e Partizanit që nuk reagon siç duhet në këtë moment.

Partizani nuk e priste këtë goditje dhe këtë e tregon goli i Bruno Ditës, që realizon 60 sekonda pas shokut të tij. Një aksion model i bardhekuqve, që finalozohet saktë nga tiranasi.

Pjesa e dytë do të jetë një Partizan i hedhur në sulm, por pa ide dhe një Skënderbeu që mund të shënojë më shumë, por lojtarët shpeshherë shfaqen egoistë. Minutat e fundit do të jenë të ndezura me një pretendim penalltie nga vendësit në 80-ën dhe golin e shkëlqyer të Feratit, por asgjë më shumë se kaq. Skënderbeu fiton dhe ngjitet në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Partizani me ndan vendin e gjashtë me Vllazninë me nga 38 pikë, teksa rrezikon zonën play-out.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb