Skënderbeu vazhdon të ketë pikë të plota në Kategorinë Superiore për këtë sezon. Korçarët kanë fituar lehtësisht 3-0 ndaj Vllaznisë në takimin e javës së 5-të të kampionatit të zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Një gol i Xhejms dhe dopieta e Salihit i siguruan kampionëve ngjitjen në kuotën e 15 pikëve dhe shkëputjen me 6 pikë në krye të klasifikimit nga vendi i dytë që mbahet nga Kukësi.

Ndërkohë Vllaznia provoi humbjen e parë në kampionat, teksa në Korçë vinte edhe pa pësuar asnjë gol në 4 ndeshjet e kaluara. Shkodranët mbeten me 6 pikë, dhe provizorisht mbajnë vendin e 4-t në renditje.

Komenti minutë pas minute / Skënderbeu – Vllaznia 3-0
90+3′ Përfundon takimi. Skënderbeu vazhdon me pikë të plota.

90′ Latifi ekzekuton një goditje dënimi me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

87′ Agostineli kryen dhe zëvendësimin e fundit. Largohet Osmani, në vend të tij Idrizaj.

87′ Karton i verdhë për Gocajn pas një ndërhyrjeje të gabuar.

84′ Agostineli kryen zëvendësimin e dytë. Largohet nga fusha Salihi, në vend të tij futet Hoxhaj.

82′ Latifi nxjerr një top të bukur për Orelesin në krahun e majtë dhe nigeriani kroson menjëherë në zonë, aty ku Salihi kërcen mbi mbrojtësit shkodranë dhe çon shifrat në 3-0.

78′ Agostineli kryen zëvendësimin e parë. Largohet Fukui, në fushë Mustafa.

75′ Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

71′ Tafili ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

69′ Cungu kryen dhe zëvendësimin e fundit. Largohet Vicer për t’u futur Hebaj.

66′ Latifi kalon mes Cicmil dhe Bicajt pas një pasimi të Salihit, por nuk godet saktë në momentin që ka përballë portierin Agoviç duke humbur një rast të mirë.

62′ Vazhdon të zhvillohet një lojë e qetë. Skënderbeu administron rezultatin, teksa Vllaznia nuk ka fuqi të rrezikojë kampionët.

55′ Hoxha kroson në zonë pas një aksioni nga e majta, por goditja me kokë e Vicer përfundon ngjitur me shtyllën.

53′ Ka filluar e qetë pjesa e dytë teksa mungojnë rastet e rrezikshme në këto minuta.

46′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Vecaj për t’i lënë vendin Hoxhës.

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë. Skënderbeu kontrollon plotësisht ndeshjen.

44′ Rast i mirë për Skënderbeun teksa Xhejms hyn në zonë dhe driblon portierin Agoviç, por në momentin që gjuan topin drejt portës, mbrojtësit e Vllaznisë bëjnë barrikadë duke larguar rrezikun.

40′ Cungu largon nga fusha Gurishtën dhe aktivizon në vend të tij Pjeshkën.

39′ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

37′ Latifi kalon bukur Gurishtën në krahun e majtë dhe fut një top në zonë për Salihin, i cili i gjendur i vetëm përballë portierit e shtyn topin lehtësisht në rrjetë. 2-0 për Skënderbeun, ndërsa Salihi nuk feston golin ndaj ekipit të qytetit të tij të lindjes.

36′ Salihi fiton një duel shpejtësie me Bicin dhe godet që nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij e lehtë kontrollohet pa probleme nga Agoviç.

27′ Vazhdon loja e qetë. Mungojnë rastet e pastra për të dy ekipet.

20′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave. Ekipet qarkullojnë topin në mesfushë pa krijuar raste të rrezikshme.

13′ Latifi merr një top të shkëlqyer nga Xhejms brenda në zonë, por goditja e tij i vetëm përballë Agoviç devijohet në goditje këndi nga portieri.

8′ Skënderbeu kalon në avantazh. Krosimi i Micit nga kornja goditet me kokë nga Osmani në drejtim të portës dhe Xhejms i ndodhur në vijën fatale devijon pa problem për të realizuar golin e parë të takimit.

4′ Lilaj tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Agoviç është i vëmendshëm duke kontrolluar topin pa probleme.

1′ Fillon takimi. Vllaznia luan topin e parë.

FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani (Idrizaj 87′), Mici, Lilaj, Orelesi, Fukui (Mustafa 78′), Latifi, Xhejms, Salihi (Hoxhaj 84′)
Trajner: Andrea Agostineli

Vllaznia: Agovic, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Gurishta (Pjeshka 40′), Krymi, Tafili, Vicer (Hebaj 69′), Shtupina, Vecaj (Hoxha 46′), Pepa
Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar kryesor: Juxhin Xhaja
KV: Krymi 39′, Tafili 71′, Shtubina 75′, Gocaj 87′ /panoramasport/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: