Ndeshja e kthimit e vlefshme për gjysmëfinalen e “Europa League” mes Atletico Madrid dhe Arsenal nuk ka kaluar pa incidente.

Në përfundim të ndeshjes disa tifozë të Arsenal ishin të grumbulluar rreth stadiumit dhe ndërkohë aty janë gjendur edhe disa policë spanjoll. Mediat angleze raportojnë se përveçse policët kanë përdorur një gjuhë e papërshtatshme, njëri prej tyre ka goditur edhe një tifoz, fakt i cili vërtetohet edhe videoja.

Një skenë shokuese sipas mediave angleze, të cilat e quajnë të papranueshme sjelljen e policisë. Madje shkojnë deri aty sa pohojnë se kjo është një sjellje tipike e kësaj policie.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb