Derbi po i afrohet pikut të tij. Fillimisht janë tifogrupet ato që i japin jetë kryeqytetit me marshimet e tyre ndërsa pak minuta më parë ka nisur edhe marshimi i “Ultras Guerrils”, tifogrupi në mbështetje të Partizanit, që si gjthmonë niset nga fan-club-i i tij te “21 Dhjetori”.

“Guerrils” do të akomodohen në tribunën “Fatmir Frashëri”, ndërsa pritet me kuriozitet koreografia e tyre për derbin, por edhe e “Fanatics”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb