Pas humbjeve me Brentford dhe Real Madrid, Chelsea është rikthyer fuqishëm, duke treguar karakter. Blutë e Londrës fituan 6-0 në fushën e Southampton, në një sfidë ku mungoi Armando Broja për vendasit, pasi rregullorja e Premier League nuk lejon që të huazuarit të luajnë kundër ekipeve të tyre.

Një ndeshje pa shumë lodhje për miqtë, teksa shënuan 4 gola në harkun kohor të 23 minuta, nga 8’ deri në 31’. E nisi Alonso, pastaj Mount, Werner dhe Havertz.

Chelsea nuk e ndali ritmin edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy herë të tjera, me Werner dhe Mount, me këtë dy të fundit që realizuan nga një dopietë. Me këtë sukses, Blutë “blindojnë” vendin e tretë në kampionat.

Ndërsa Arsenal nuk përfitoi nga humbja e Manchester United. Topçinjtë u mundën 1-2 në fushën e tyre nga Brighton. Londinezët mbeten në vendin e pestë, por me pikë të barabarta me Tottenham të vendit të katërt. Beteja për një vend në Champions nuk ka përfunduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb