Southampton ia ka dalë të bëjë befasinë sonte, teksa ka eliminuar Manchester Cityn në fazën çerekfinale të EFL Cup. Në St. Mary’s Stadium (Southampton), sfida përfundoi 2-0.

Skuadra nga Southampton ishte maksimalisht produktive në pjesën e parë, edhe pse me një mbajtje topi jo më shumë se 27 %. Mara do dërgonte topin pas shpinës së Ortegas, ndërsa pak më vonë dyfishimi i rezultatit do vinte nga Djenepo.

Në fraksionin e dytë, të besuarit e Jones ia dolën të mbroheshin mjaft mirë, duke siguruar kështu një biletë për në fazën tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: