Duket e pabesueshme por Spal jo vetëm që ka arritur të marrë 1 pikë përballë Interit në javën e 22 të “Seria A”, por mund të thuhet se meritonte edhe më shumë duke parë se ishte superiore përgjatë shumë minutave.

Zikatërit e drejtuar nga Luciano Spalleti kaluan në avantazh në fillimin e pjesës së dytë falë një autogoli të vendasve, që duhet theksuar se ishte një nga rastet e pakta që Inter doli në sulm.

Nga minuta e 48-t thuajse miqtë u zhdukën nga fusha dhe kontrrolin e lojës e mori Spal, që pas shumë rasteve të rrezikshme arriti të barazonte në minutën e fundit të lojës së rregullt.

4-r minuta e shtesës ishin shumë pak, gjithashtu edhe loja e zhvilluar, që Inter të dilte me pikë të plota nga ky takim. Rezultat që e çon numrin e ndeshjeve pa fitore të zikaltërve.

Pas 22 javësh në Seria A Inter renditet në vendin e 4-t me 44-r pikë, 3 më shumë se Roma që në darkë luan kundër Sampdorias. Nga ana tjetër Spal me këtë pikë mban gjallë shpresat për të shpëtuar kategorinë pasi renditet e 17-a me 17-t pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: