Te Roma kanë 1001 arsye përse të shqetëson. Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti bërtiti me të madhe gjatë gjithë verës se me lojtarët që ka në dispozicion, nuk mund të arrish gjëra të mëdha.

Sonte, Roma çaloi shumë, dështoi me lojë dhe rezultat, teksa u mund 4-1 në Genoa. E vështirë për t’u besuar por edhe pse me yje si Lukaku, apo Dybala në fushë, skuadra ia doli vetëm 3 herë të gjuajë në portë.

Islandezi Albert Gudmundsson zhbllokoi takimin pas vetëm 5 minutash lojë, ndërsa mysafirët krijuan iluzionin e një përmbysje të mundshme me golin e Cristante në minutën e 22-të.

Vendasit rikthyen epërsinë në Stadio Luigi Ferraris (Genoa) me 24-vjeçarin italian Retegui në fundin e fraksionit të parë. Roma ishte inekzistente në fushë në pjesën e dytë, pasi pësoi edhe 2 gola, më saktësisht nga Thorsby dhe Messias.

 

(J.S/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: