Palmeiras është finalistja e parë e Kupës Libertadores. Skuadra braziliane kthehet të luajë aktin final të turneut më të rëndësishëm të futbollit për klube në Amerikën e Jugut, pas një mbrëmje dramtike në gjysmëfinalen e kthimit kundër River Plate.

Palmeiras River Plate Libertadores 13 01 2021 1ts4hd5462k31143y9tcrb78mb
Palmeiras River Plate Libertadores 13 01 2021 1ts4hd5462k31143y9tcrb78mb

Formacioni argjentinas kishte humbur sfidën e parë në shtëpi me rezultatin 3-0, ndërsa në atë të kthimit iu afrua një përmbysje të madhe, por u ndal në fitoren 2-0. Miqtë kaluan në epërsi me Rojas në minutën e 29-të. Në limitet e pjesës së parë, Borre dyfishoi rezultatin duke ndezur shpresat e River Plate.

Me rikthimin në fushë, argjentinasit ndalën sërish topin në rrjetë, por festa e tyre u prish nga sistemi VAR që sinjalizoi një pozicion jashtë loje. Misioni i tyre për përmbysje u vështirësua pas kartonit të kuq të Rojas, ndërsa me një lojtar më pak River Plate nuk arriti t’i rrëmbejë Palmeriras biletën e parë për në finalen e 30 janarit që do të luhet në mitikun “Maracana”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb