Si molekula të kapura fort në një formulë kimike por kësaj radhe në qiell. Qytetarët durrsakë kanë vënë re sot mbi kokat e tyre formacione të çuditshme dhe të pazakonta resh që dukeshin shumë pranë dhe jo si jemi mësuar zakonisht.

Ndoshta paralajmërojnë një stuhi të fortë në orët në vijim apo mund të jenë si pasojë e ndotjes këtë mund ta thonë më mirë ekspertët por për disa momente retë i bënë të gjithë të ngrinin sytë nga qielli duke e zhvendosur lart fokusin e vëmendjes. Shihni pamjet e sjella për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb