Recetë nga zj Katerina
Përbërësit

1 kg spinaq
150 gr djathë kaçkavall të fortë
7-8 feta djathë tosti
3-4 feta pançetë
2-3 lugë vaj ulliri
1-2 lugë gjalpë
1 fetë bukë të thërrmuar ose 2 lugë galetë
Kripë, piper, arrë moskat

Spinaqi lahet dhe lihet të kullojë, më pas e vendosim në një tigan të thellë gradualisht dhe e lemë derisa të ulë vëllimin. E kalojmë përsëri në një kullesë dhe më pas e vendosim në një tas ku shtojmë pançetën të kaurdisur pak, djathin kaçkavall të grirë, kripën, piperin dhe arrën moskat.

Lyejmë një tavë me gjalpë, e spërkasim me thërrime buke dhe vendosim spinaqin duke e niveluar mirë në tavë. Mbi spinaq vendosim fetat e djathit të tostit dhe e vendosim tavën në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 15 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb