Trajneri i Sauthempton ka kërkuar që të jetë vendimtar dhe Armando Broja po bën maksimumin për të shfrytëzuar çdo mundësi që i jepet. Në vetëm pak minuta në fushën e lojës me ekipin e tij në kampionatin anglez, sulmuesi i talentuar shqiptar bëri të gjithë stadiumin të çohej në këmbë për ta duartrokitur.

Djaloshi u aktivizua në minutën e 75-të të ndeshjes ndaj Uest Hem dhe që në momentin e parë që iu shfaq, ai ndërtoi një aksion spektakolar me një sprint të shkëlqyer në krahun e djathtë, me pasimin që nuk u shfrytëzua nga shokët e skuadrës.

Më pas, Broja vendosi të bënte gjithçka vetë, duke marrë topin në mesfushën e tij dhe pasi iu shmang mbrojtësit që po përpiqej ta ndalte, lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin Fabianski. Për fatin e keq të sulmuesit shqiptar, takimi me golin e parë në Premier Ligë u ndal nga shtylla pingule, me të gjithë stadiumin në këmbë që gjithsesi duartrokiti talentin e lojtarit shqiptar.

Në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Broja iu afrua përsëri golit, këtë herë me një goditje me kokë pas një goditje nga këndi. Topi mposhti portierin dhe po i drejtohej rrjetës, por Deklan Rajs e devijoi mbi vijën fatale para se topi ta kalonte plotësisht, duke i mohuar sulmuesit shqiptar gëzimin e golit. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: