Sot në Madrid luhet finalja e madhe e Champions League mes Liverpulit dhe Totenhemit, por dje, disa qindra kilometra larg nga Spanja, në Tunizi, po zhvillohej ndeshja mes Esperanca Tunis dhe marokenëve të Uidadit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Afrikës.

Takimi i parë në Marok ishte mbyllur në barazim 1-1, ndërsa dje Esperanca kishte realizuar golin e parë dhe udhëhiqte 1-0. Në pjesën e dytë Udiad ka barazuar, por goli është cilësuar si i parregullt nga gjyqtari.

Skuadra marokene ka kërkuar që situata të kalonte në VAR, por çuditërisht VAR-i në ato çaste nuk punonte dhe rivlerësimi i golit nuk ka qenë i mundur. Lojtarët dhe stafi i Uidadit janë nxehur shumë dhe në fushë tensioni mes ekipeve u rrit. Drejtuesit e klubit maroken vendosën që të braktisnin ndeshjen, ndaj finalja e dytë e Championsit afrikan u mbyll para kohe, teksa tani priten masat që do të marrë federata afrikane për këtë situatë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb