Më në fund, pas afro 3 vitesh shtegtim, me një kosto shumë të madhe, në çdo aspekt, financiarë dhe sportiv, ekipi i Kukësit kthehet në shtëpi, në stadiumin e tyre të ri, “Kukësi Arena”. 23 prilli po projektohet si një ditë feste për qytetin verilindorë, për tifozët dhe për çdo qytetar pasi është një vepër që pritet të ketë një ndikim të madh në ekonomi. Safet Gjici, kryetari i Bashkisë Kukës, njëkohësisht edhe presidenti i nderit i këtij klubi, shprehet i bindur se ky stadiumi është dhurata, trofeu më i rëndësishëm që i bëhet qytetit:

Në aspektin sportiv, stadiumi i ri pritet të jetë një “armë” më shumë për ekipin për të siguruar një vend në kupat e evropës, një objektiv i panegociueshëm, vija e kuqe për Diego Longon dhe për pjesën tjetër të stafit. Pavarësisht konkurrencës së madhe në futbollin shqiptar, Gjici është i bindur se me stadiumin e ri, me pak ndërhyrje në merkato, sezonin e ri objektivi kryesor mbetet titulli kampion.

Gjici ftojë të gjithë qytetarët e Kukësit të jenë të pranishëm në inaugurimin e stadiumit, ku priten të jetë prezent edhe kryeministri Rama, kreu i FSHF-së, por dhe shumë personalitet të tjera nga fusha të ndryshime. Gjithashtu i bëri thirrje tifozët të ruajnë këtë stadium, të mos thyejnë stola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb