“Kukësi Arena” është impianti më i ri që i shtohet futbollit shqiptar, një stadium me një kapacitet prej 6200 vendesh, që plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s. Kjo e shtunë u shndërrua në një ditë feste për qytetin verilindor pasi më në fund ekipi rikthehet në shtëpi pas afro 3 vitesh shtegtim.

Valle tradicionale, artistë të ndryshëm, dhe pa diskutim tifozë të shumtë që mbushën shkallën e stadiumit për të qenë të pranishëm në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri, krijuan një atmosferë shumë pozitive.

Si një investim 50% me 50% i qeverisë shqiptare dhe i FSHF-ës, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit së bashku me djalin e tij dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Për herë të parë publikisht, pas zgjedhjeve në FSHF, stadiumi i ri bëri bashkë kryeministrin Rama dhe Armand Dukën.

Si trofeu më i rëndësishëm që i solli këtij qyteti, nuk mund të mungonte në asnjë momente as kryetari i Bashkisë Kukës, njëkohësisht edhe presidenti i nderit i këtij klubi, Safet Gjici.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: