Joe Hart është vënë në qendër të kritikave pas ndeshjes së fundit në kampionat.

West Ham humbi mbrëmë kundër Stoke City dhe rrezikon seriozisht mbijetesën, pasi një gabim i Hart në minutat e fundit u shfrytëzua mësë miri nga kundërshtarët.

Ishte një goditje e Shaqirit që nuk u prit siç duhej, duke lënë pezull topin në zonë. Për më shumë Hart tentoi ta largonte më këmbë, por ishte tepër vonë. Gabimet kanë ardhur gjithmonë e në rritje dhe sipas llogaritjeve Hart i ka hequr shumë pikë ekipit. Janë katër gabime të pafalshme për portierin në 18 ndeshjet që ka luajtur në kampionat.

Gjatë këtij sezoni, në Angli po aktivizohet një numër i konsiderueshëm i portierëve anglezë, të cilët nuk është se po kalojnë formë të mirë, por të paktën nuk pësojnë gola si Hart. 10 portierë nga Anglia, që luajnë në Premier Ligë, kanë pësuar së bashku 4 gola në plot 179 ndeshje.

Në lidhje me këtë ecuri, ka reaguar edhe Geri Nevil, i cili ka qenë asistent i Roi Hoxhson në kombëtaren angleze dhe shprehet se ka mbetur i shokuar nga reagimet që Hart po bën.

“Nuk e di dhe nuk e kuptoj se çfarë donte të bënte Hart. Topin e kishte para vetes dhe nuk e kuptoj pse duhej të kthehej në atë mënyrë. Me këto performanca, kam frikë se do të humbasë Botërorin e Rusisë. Shpresoj që ta kuptojë dhe të reagojë sa më shpejt, duke treguar vlerat e tij”, u shpreh Nevil.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: