Ka nisur në mënyrën më të mirë viti 2020 për Thomas Strakoshën. Portieri i kombëtares së Shqipërisë si gjithmonë zbriti në fushë nga minuta e parë, ndërsa Lazio ruajti serinë rekord në këtë sezon të Serie A, duke mundur në transfertë dhe me përmbysje 2-1 Brescia. Vendasit kaluan shumë shpejt në epërsi, falë golit të Balotelli në minutën e 18-të. Shanset e të zotëve të shtëpisë për fitore u zbehën në fundin e pjesës së parë. Cistana la fushën me karton të kuq, ndërsa Immobile nga pika e penalltisë barazoi shifrat.

Rezultati qëndroi i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, ndërsa me nisjen e shtesës, Immobile shënoi golin e dytë dhe të fitores për Lazio që ruan vendin e tretë në renditjen e Serie A dhe i bën presion dy kryesuesëve që ende nuk kanë zbritur në fushë për sfidat e tyre.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb