Këtë mbrëmje u zhvilluan 3 ndeshje për javën e fundit të Serie A.

Lazio barazoi 3-3 me Veronën. Thomas Strakosha pësoi 2 gola brenda 14 minutash nga Simeone dhe Lasagna, sakaq ekipi lacial u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë me Cabral dhe Anderson. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat “tundën rrjetën” nga një herë me Pedri dhe Hongla. Lazion shkon në Europa League, pasi mban vendin e pestë.

Atalanta e Berat Gjimshitit mbetet pa Europë. Bergamasakët u mundën 0-1 në shtëpi nga Empoli. Skuadra e shqiptarëve luajti me Asllanin si titullar, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua Bajrami, i cili i nxorri jo pak punë kundërshtarit patriot në defansivë. Goli vendimtar erdhi nga Stulac në fund. Atalanta përfundimisht mbetet e teta.

Juventus, me Championsin e siguruar, nuk u përpoq të bënte asgjë ndaj Fiorentinës. Në Firence, djemtë e Italianos morën vendin e shtatë, “tren” i fundit i Europës. Vendasit fituan 2-0 (Duncan dhe Gonzalez, në limitet e pjesëve.

Rezultatet: 

Fiorentina 2-0 Juve

 

 

 

 

 

Atalanta 0-1 Empoli

 

 

Lazio 3-3 Verona

 

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb