Ndaj Juves kërkohet gjithnjë një ndeshje perfekte, duhet një lojë perfekte si skuadër por dhe nga individët, duke nisur nga Thomas Strakosha. Gardiani kuqezi ka ditur gjithnjë të dhuroj ndeshje të mëdha përballë ekipeve të mëdha, të shtunën ndaj “Zonjës së Vjetër” është një rast i tillë, ku nga Strakosha kërkohet të përsëris vetën, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.


Strakosha
Strakosha

Kundër bardhezinjve, Strakosha ka ditur gjithnjë të bëj mirë, ka qenë përcaktues në të paktën dy raste, në vitin 2017, në kampionat dhe në Kupë. Pas një fillim sezoni jo pozitiv, i kushtëzuar shumë nga dëmtimi i mbartur, Strakosha po kap formën e tij më të mirë. Në 4 nga 7 ndeshjet që Lazio ka zhvilluar në shtëpi, Strakosha ka mbajtur portën e paprekur.



Të shtunën, portieri shqiptar, duhet të bëjë dhe një herë llogaritë me Ronaldon, Dybala apo Higuanin por Strakosha nuk ka frikë: “Të shtunën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë. E dimë se çdo pikë është e rëndësishme, nuk kemi frikë askënd. E respektojmë Juventuesin, është një ekip i madh por nuk e kemi frikë”, u shpreh pak ditë me parë portieri i Lazios.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb