GRAMSH

Një tjetër zonë e vendit është mbuluar nga dëbora. Ulja e ndjeshme e menjëhershme e temperaturave ka sjellë stuhi dëbore ne disa zona në Gramsh.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb” se trashësia e dëborës ka arritur në 15 deri 20 cm. Aktualisht nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara por rekomandohet që në disa rrugë rurale të fshatrave të thellë të përdoren zinxhirët.

Ndërkohë mësohet se për shkak të stuhisë së fortë disa fshatra të dy qendrave administrative ka mungesë të energjisë elektrike.

Bora Me Gramsh 2
Bora Me Gramsh 2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb