Një ditë me stuhi të fortë në Sicili. Situata më dramatike ndodhi në Palermo ku një përmbytje goditi qytetin në ditën e festës së Santa Rosalia, zonja e qytetit.

Dy persona humbën jetën pasi mbetën të bllokuar brenda makinës së tyre. Zhytësit e zjarrfikësve ndërhynë në nënkalimin brenda rrugës “Leonardo da Vinci” ku ndodhej makina. Sipas një rikonstruksioni të parë, dy viktimat janë mbytur brenda makinës që u përmbyt nga uji. Dy fëmijë u raportua se ishin shtruar në spital për hipotermi.

Në disa nënkalime të rajonit sicilian, shoferët u bllokuan, braktisën makinat dhe shpëtuan duke notuar. Shiu ra intensivisht për rreth tre orë. Ndërhyrje të panumërta nga zjarrfikëset.

Stuhia e dhunshme – tipikisht vere me intensitet dhe ekstremitet – ka goditur Palermon dhe disa qytete të provincës që në orët e para të pasdites së sotme.

Në pak minuta shumë zona u përmbytën siç ndodh shpesh në këto rrethana.
Një shofer mbeti i bllokuar në rrugën e përmbytur. Ai u ndje keq dhe u ndihmua nga disa persona.

Skena paniku përgjatë unazës së qytetit: në shumë raste njerëzit braktisnin makinat e tyre dhe notonin për të dalë nga rruga. Një vajzë mbeti e mbërthyer në makinën e saj në rrugën “Imera” dhe u desh ndërhyrja e zhytësve të zjarrfikësve për ta shpëtuar atë.

Kishte dhe nga ata që ironizonin me situatën dhe COVID-19 duke thënë se ai nuk është më.

Stacioni i motit të Observatorit Astronomik ka regjistruar deri më tani 79.4 mm, një rekord i ri për muajin korrik në Palermo nga 1797 deri sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: