Barcelona nuk është me e bukur për tu parë, e aq më pak bindëse, nuk e bëri diçka të tillë as përballë Huesca, ekipi i fundit në renditjen e La Liga. Përtej këtij fakti, ishte shumë e rëndësishme që blaugranët ta nisin vitin me një fitore dhe e bënë diçka të tillë falë një goli të realizuar nga Frenike de Jong në minutën e 27-të.

Messi me shokë nuk arritën të mbyllin ndeshjen duke trembur jo pak në disa momente, por vendasin ishin të pafuqishëm për të bërë më shumë. Në fund, ekipi i Koeman arrin të marrë një trepikësh por në të qëndruar në garë pavarësisht se ndodhen minus dhjetë pikë nga Atletico Madrid kryesues dhe me një ndeshje më shumë.

Ekipi i Simeone siguroi një fitore jo pak të vuajtur në transfertë përballë Alaves me rezultatin 1-2. Marcos Llorente kaloi “Colchoneros” në avantazh në minutën e 41-të ndërsa gjërat u dukën më të lehta me fillimin e pjesës së dytë teksa Alaves mbeti me një lojtarë më pak pas daljes me të kuq të Laguardia. Atëherë kurë ndeshja po shkonin drejtë fundit, në minutën e 84-ët, Alaves barazoi shifrat në 1-1 pas një autogoli nga Felipe. Madrilenët besuan dhe në minutën e 90-të Joao Felix dhuroi një asisit për Luis Suarez, me uruguaian që e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e boshatisur duke i dhuruar ekipit të tij një trepikësh që i mban në krye të La Liga, plus 2 pikë nga Real Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb