Vitet kalojnë, por klasi mbetet. Këtë e tregon më së miri Luis Suarez, sulmuesi 35 vjeçar që vazhdon akoma t’i japë futbollit botëror.

Futbollisti nga Uruguaji shënoi një gol spektakolar në fitoren e skuadrës së tij Nacional, ndaj Penarol, me shifrat 3-1.

Suarez po bën mirë në Premiera Division të Uruguajit, ku në 5 ndeshjet e para, ka realizuar 3 gola. Me interes pritet të shihen paraqitjet e tij në sfidat e ardhshme, me kampionatin që është vetëm në javën e gjashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: