Red Bull Leipzig është fituese e DFB POKAL në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Marco Rose mundi 2-0 Eintracht Frankfurt në finalen e luajtur në “Olympiastadion”.

Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme nga të dyja palët, çka bëri që rastet të ishin me pikatore. Në 45 minutat e para numërohet vetëm një goditje në portë, e cila erdhi nga Leipzig.

Në pjesën e dytë, Leipzig mori frenat e lojës dhe kaloi në epërsi me sulmuesin francezi, Christopher Nkunku, pas një goditje të bukur. Goli i qetësisë mban firmën e Dominik Szoboszlai, në fund. Sa i takon DFB Pokal, për Leipzig, ky është suksesi i dytë në histori.

Leipzig zhvilloi një ecuri të mirë edhe në kampionat, ku u rendit menjëherë pas Bayern Munchen dhe Dortmund. Kjo skuadër e mbylli Bundesligën me 66 pikë, në pozitën e 3-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: