Të paktën katër persona u konfirmuan të vdekur në një sulm me armë zjarri në një stacion autobusi në Jerusalem sot, sipas shërbimeve të emergjencës.
Të paktën 11 persona u plagosën , tre prej tyre rëndë, sipas Eli Bin, drejtorit të përgjithshëm të MDA-së.
Më herët, policia njoftoi se dy autorët u neutralizuan në vendngjarje dhe sulmi po hetohet, sipas një deklarate të policisë.
🚨BREAKING: The death toll rises to 4 in the Jerusalem terrorist attack. pic.twitter.com/CDJXlZ2Rsm
— World Source News 24/7 (@Worldsource24) September 8, 2025
Nuk është e qartë në këtë kohë nëse katër viktimat e njoftuar nga autoritetet izraelite përfshijnë edhe autorët e të sulmit që u neutralizuan në vend.
Sipas informacioneve nga mediat izraelite, autoritetet po hetojnë incidentin dhe e konsiderojnë të rëndësishme faktin që ishte një sulm terrorist.
(BalkanWeb)
