Atalanta nuk është më një surprizë por një realitet i bukur i Serie A, ky është një fakt i provuar prej kohësh, por le të ndalimi pak tek numrat e këtij ekipi në këtë sezon. Përballë Brescia siguruan fitoren e 21-të sezonale, 5 javë përpara përfundimit arritën rekordin e sezonit 2016/17 ku e mbyllën me 21 fitore në 38-të javë kampionat. 5 javë përpara përfundimit të Serie A, Atalanta arrin në kuotën e 93 golave, skuadra e dytë në 60 vitet e fundit në Itali që arrin një shifër të tillë, e kishte bërë Napoli në sezonin 2016/17, 94 gola në 38 ndeshje.

Vetëm 3 skuadra në historinë e Serie A kanë shënuar më shumë gola se sa Atalanta në 33 javë, Torino 105 gola në sezonin 1947/48, Milan 103 gola në sezonin 1949/50 dhe po në vitin pasues ishin sërish kuqezinjtë që kapën kuotën e 101 golave në 33 javë kampionat. Ekipi i Gasperinit ka shënuar minimalisht 6 gola në 4 ndeshje në këtë sezon të Serie A, ky është një rekord në 5 kampionet më të rëndësishëm në europë. Deri më tani vetëm Bayern Munich ka shënuar më shumë gola se sa Atalanta. Jo vetëm gola dhe rekorde, Atalanta ka një tjetër shifër me të cilën mund të krenohet, këtë sezon në Serie A janë ekipi me moshën më të re, me një mesatare prej 26 vjeç në 152 ditë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: