Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje Kosovën, ku persona të maskuar, ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një autobus që po transportonte nxënës.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit ku si pasojë, raportohet se kanë humbur jetën tre persona, shoferi dhe dy nxënës, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Sipas mediave në Kosovë, viktimat janë Gani Gjokaj, shoferi i autobusit dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.

https://youtu.be/UhbNMnZBpPk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb