SHBA

Tetë të vdekur është bilanci i sulmit me armë në San Jose të SHBA. Mediat e huaja raportojnë se gjithë ngjarja ndodhi gjatë një takimi të punonjësve të hekurudhave.

Mes viktimave ka punonjës dhe ish-punonjës si dhe vetë agresori.

Po ashtu dyshohet se autori para se të niste sulmin i kishte vendosur zjarrin shtëpisë së tij dhe ishte nisur me armë për të vrarë në oborrin hekurudhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb