Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi atentati i dështuar ndaj administratorit të shkollës private.

Ngjarja ndodhi te nënkalimi te Liqeni i Thatë. LSA sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina e 63-vjeçarit L.M. është lëvizur nga vendi i ngjarjes. Ka qenë një person që ka hapur zjarr drejt makinës së L.M, ndërsa fatmirësisht ky i fundit i ka shpëtuar plumbave.

Aktualisht ai po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë, nëse ka apo jo konflikte me persona të tjerë. Sipas dëshmitarëve, i dyshuari ka qëlluar me silenciator.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen, identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb