SHBA-Një burrë ka tentuar të përdhunojë shoferen e një autobusi në Kansas City. Një i moshuar që ishte pasagjer në mjet ka shtrirë në tokë, me bastunin e tij burrin, duke i dhënë mundësi gruas në këtë mënyrë të largohej.

I moshuari është larguar nga vendngjarja sapo ka mbërritur policia. Cindy Baker, drejtore e KCATA, po e kërkon kudo të moshuarin për ta falënderuar për kurajon dhe për ti dhënë një shpërblim, një bastun të ri dhe një abonim falas në linjës RideKC Max.

Kjo skenë është filmuar nga telekamerat e vendosura në mjetin publik.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb