Në fitoren 5-1 të Olimpiakosit në kampionat ndaj Korfuzit, golin e fundit të takimit e vulosi futbollisti shqiptar.Talenti shqiptar, Mario Vrushaj ka arritur të bëj një debutim ëndrrash te Olimpiakosi, teksa ka shënuar në ndeshjen e parë për këtë skuadër.

Ndërkohë duhet theksuar fakti se gjigantët grekë vinin në këtë ndeshje me shumë të rinjë, pasi i mungonin shumë futbollistë kryesorë të ekipit. Këtë shans arriti ta shfrytëzonte në mënyrën më të mirë Vrushaj, i cili mposhti portierin kundërshtar në minutën e 87-të të takimit, shkruan VipSport.

Ai hyri në minutën e 78-të të takimit, duke marrë vendin e Miralas. Megjithatë sa i përket ekipit kombëtar, Vrushaj është pjesë e Greqisë U-19 dhe shihet si një talent me të ardhme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: