Giacomo Vrioni vazhdon të tregojë formë të mirë, teksa ditën e sotme ka realizuar gol me fanellën e skuadrës austriake Tirolit. Sulmuesi i Kombëtares ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh në minutat shtesë të pjesës së parë, duke dërguar në avantazh Tirolin.

Ky është goli i parë në kampionatin austriak për Vrionin, i cili shënoi që në debutim, pasi në sfidën e parë ku Tiroli barazoi 1-1 me Admirën, sulmues shqiptar nuk ishte i grumbulluar me skuadrën për shkak dëmtimi.

Një paraqitje mjaft e mirë e Vrionit i cili shpresat i ka për një aktivizim në radhët e ekipit të parë të Juves, skuadra që zotëron dhe kartonin e shqiptarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb