(Recetë nga znj Eneida)
Përbërësit

2 karota mesatare
2 speca të kuq
2 domate
30 gr gjalpë
2 lugë miell
Vaj ulliri
100 ml pana
Kripë
Piper

Përgatitja
Karotat, specat dhe domatet i ndajmë në mes, i vendosim në një tavë, i spërkasim me vaj ulliri dhe i pjekim në 220 gradë për rreth 30 minuta.
Më pas u heqim lëkurën dhe i presim në copëza të vogla.

Në një tenxhere vendosim gjalpin të shkrijë dhe shtojmë miellin. E skuqim dhe më pas shtojmë qumështin. Po aty hedhim perimet e pjekura dhe ujin. I ziejmë bashkë për 15 minuta.

Më pas shtojmë kripën dhe i grijmë me mikser dore. Shtojmë pak piper dhe supën e kemi gati!

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb