Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

1 kg karrota
1 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1-2 presh (pjesa e bardhë)
1-2 portokalle (cipë + lëng)
1.5 litër ujë
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim karrotat të prera në rrathë dhe preshin e grirë imët. Shtojmë 1.5 litër ujë dhe 2 lugë vaj ulliri dhe i lemë karrotat dhe preshin të ziejnë.

Pasi karrotat të kenë zierë mirë shtojmë lëngun dhe cipën e portokallit, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe më pas e kalojmë supën në blender dhe e servirim.

Shënim: Këtë supë mund t’a bëjmë dhe në një mënyrë tjetër. Mund të hedhim në tenxhere 1 lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim lehtë për 1-2 minuta preshin dhe karrotat. Më pas shtojmë ujin dhe i lemë karrotat dhe preshin të ziejnë për 20 minuta. Në fund shtojmë cipën dhe lëngun e portokallit dhe e kalojmë supën në blender.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: