(Recete nga znj Eneida)
Përbërësit

1 filxhan kafe cous cous
1 gotë kos i trashë
50 gr gjalpë
1 tufë nenexhik
1 koncentrat mishi
Kripë, piper

Vendosim kus kusin të ziejë 2 minuta në tenxhere me ujë të bollshëm. Sa është duke zjerë, marrim ujë nga tenxherja dhe e hedhim tek kosi siç veprojmë me vezën.
Shtojmë gjithë masën me kos tek kus kusi duke e trazuar dhe e heqim nga zjarri. Në një tigan vendosim gjalpin të skuqet bashkë me nenexhikun e grirë që të lëshojë aromat. E shtojmë tek supa dhe e trazojmë mirë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb