Përbërësit
1 patate të ëmbël rreth 200 gr
1 finok – 100 gr
1 qepë
300 ml qumësht Olimpus
Piper të zi Vegeta
1 tabletë pule Vegeta
Grana padano Ghidetti të grirë

Përgatitja
Skuqim qepën në tenxhere dhe shtojmë pataten e ëmbël si dhe finokun. Pasi i kaurdisim pak shtojmë ujë derisa të mbulohen perimet dhe një tabletë pule. I lemë të ziejnë derisa të zbuten.

Pasi përbërësit e supës të jenë zbutur i bëjmë pure. Më pas shtojmë qumështin, e lemë supën të ziejë për pak minuta dhe e servirim me grana padano lart si dhe me fetat e bukës.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: