(Recete nga znj Eneida)
Përbërësit
1 karotë
1 kungull
1 qepë
1 dorë bizele
1 kofshë pule
1 të verdhë veze
2 lugë kos
2 lugë miell
1/2 limon
Gjalpë Gold Butter
Vaj ulliri La Masseria
Kripë
Koper

Pergatitja
Ziejmë kofshën e pulës me ujë të bollshëm. Pasi zjehet ujin e mbajmë, ndërsa mishin e pastrojmë duke hequr kockat dhe e bëjmë fije fije.

Në tenxhere skuqim qepën e grirë imët në vaj ulliri kombinuar me pak gjalpë. Shtojmë karotat, kungullin dhe më pas bizelet. Vazhdojmë kaurdisjen dhe në fund shtojmë lëngun e mishit bashkë me mishin e pulës dhe i lëmë të ziejnë deri sa të zbuten perimet.

Në një tas rrahim të verdhën e vezës me kosin, miellin dhe lëngun e limonit. Ia shtojmë supës duke e trazuar dhe e lëmë të zjehet dhe për pak minuta. Në fund shtojmë kripë dhe koper.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: