Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

½ pulë ose 2 kofsha pule
250 gr makarona
2 karrota
1 qepë
2 degë selino
2 lugë vaj ulliri
1-2 thelpinj hudhër
1 tufëz majdanoz
1.5 litër lëng pule/perimesh
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tenxhere me ujë dhe lëng pule ose perimesh (1 me 1) vendosim pulën të ziejë për rreth 20 minuta.

Grijmë qepën dhe selinonë në kubikë shumë të vegjël. Në një tigan me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën dhe selinonë me pak kripë dhe piper. Pasi të jenë kaurdisur i shtojmë në tenxheren e pulës së bashku me karrotat të prera në fetëza të holla dhe makaronat, të cilat i lemë të ziejnë për 7-8 minuta.

Më pas largojmë pulën nga supa, copëtojmë mishin duke larguar pjesët e kockave dhe e shtojmë në tenxhere.

Grijmë hudhrën në rende dhe e hedhim tek supa së bashku me majdanozin e grirë imët. Fikim sobën, e lemë 2-3 minuta të qetësohet dhe më pas e servirim sipas dëshirës me pak lëng limoni ose 1-2 feta limoni.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: