Nga Zonja Katerina
Përbërësit

Për qoftet:
500 gr mish i grirë, 1 filxhan çaji trahana të ëmbël, 1 qepë të thatë, 1 të bardhë vezë, 1 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, Koper, majdanoz

Për supën:
1.5 litër lëng perimesh
2 të verdha veze
2 lgj trahana të thartë
1 patate
1 karrotë

Përgatitja

Bashkojmë në një tas të gjithë përbërësit e qofteve dhe më pas brumin e qofteve e lemë të pushojë për disa minuta.

Në një tenxhere vendosim 1.5 litër lëng perimesh dhe e lemë të marrë valë, më pas shtojmë qoftet rrumbullake një e nga një dhe i lemë të ziejnë për disa minuta.

Rrahim 2 të verdha veze me 2 lugë trahana, rregullojmë temperaturën e vezëve (që të mos priten) me pak lëng perimesh të ngrohtë dhe e shtojmë tek supa me qofte. E lemë supën në temperaturë mesatare të vlojë për rreth 10 minuta duke e trazuar lehtë herë pas here. Sipas dëshirës kësaj supe mund ti shtojmë 1 patate dhe 1 karrote të grirë në kubikë të vegjël.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb