Recete nga zonja Katerina
Përbërësit

4-5 speca të kuqe
1 spec djegës jeshil
1 qepë të thatë
1 thelpi hudhër
½ presh (pjesa e bardhë)
1-2 patate
1 filxhan pure domate
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1.5 litër lëng pule ose perimesh

Për servirje:
1 qepë të njomë
1 tufëz majdanoz
Kos të kulluar

Përgatitja

Fillimisht vendosim specat e kuqe të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë për 15-20 minuta. Më pas specat i vendosim në një membranë kuzhine për 10-15 minuta në mënyrë që t’u hiqet cipa.

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe gjalpin dhe kaurdisim qepën së bashku me preshin dhe hudhrën.

E ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël si dhe specat e pjekur pa lëkurë. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë purenë e domates së bashku me ujë të ngrohtë ose lëng pule. E lemë supën të ziejë për rreth 30 minuta në temperaturë mesatare. Më pas supën e kalojmë në blender duke e kthyer në krem dhe e servirim me qepë të njomë të grirë imët, majdanoz dhe pak kos të kulluar.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: