Përbërësit

250 gr thjerrëza
1 qepë
2 karota
200 gr salcë domate
1 lugë koncentrat domate
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
Kripë
2 gjethe dafine
1 lugë të vogël kumin
Pak uthull për servirje
Pak trumzë

Përgatitja
Ziejmë thjerrëzat rreth 15 minuta dhe u derdhim ujin. Shtojmë ujë tjetër dhe vazhdojmë zjerjen. Në një tigan skuqim qepën. Sapo zbutet shtojmë dhe karotat. Pas 5 minutash vazhdojmë me koncentartin dhe salcën e domates. Pasi janë skuqur të gjitha, e shtojmë të thjerrëzat bashkë me hudhrat të copëzuara. I lemë të zjehen rreth 30 minuta dhe në 5 minutat e fundit shtojmë kripën, kuminin dhe gjethet e dafinës. Kur e servirim shtojmë uthull dhe gjethe trumze.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: