Një gol i çmendur i Duvan Zapatas në limitet e kohës shtesë i jep Atalantas një 3-pikësh të artë në transfertë kundër Genovas. Bergamaskët festojnë fitoren e dytë në transfertë pas asaj kundër Spal, një fitore që i jep më shumë zemër në vigjilje të debutimit të tyre në Champions League. Berat Gjimshiti arriti të rikuperohej në kohë pas dëmtimit të pësuar me Kombëtaren, zbriti në fushë si titullarë dhe ishte i pranishëm për 90 minuta.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Muriel kaloi Atalantën në avantazh në minutën e 64-ët duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas shumë përpjekjesh, Genova fitoi një 11-metërsh në minutën e 91-të pas një faulli në zonë pikërisht nga Gjimshiti. Criscito u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë një barazimi, në minutën e 95-të, Zapata shpik një gol nga hiçi, një gol shumë të bukur që i dhuroi Atalantës fitoren, një gol që lehtësoi dhe Gjimshitin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb