Po luhet në këto moment ndeshja e vlefshme për javën e 37 të “La Liga-s” mes Levante-s dhe Barcelonës. Çuditërisht ekipi vendas ku luajnë dy shqiptarët Armando Sadiku dhe Enis Bardhi po udhëheq me shifrat 5-2.

Në rast se kjo ndeshje përfundon me humbje, që ka shumë gjasa të ndodhë, kjo do të ishte disfata e parë e Barcelonës në këtë sezon dhe e para pas 43 ndeshjesh.

Ndërkohë 1 nga golat e shënuar ishte me të vertetë shumë mbresëlënës. Autor është Enis Bardhi, shqiptari që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë. Shtatshkurtri ka befasuar në minutën e 46-t duke lënë të shtangur Ter Stegen në hyrje të zonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb