Vitese ka ndalur serinë e humbjeve duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj GA Igëlls. Skuadra e Milot Rashicës ka fituar me rezultatin 3­1 duke u kthyer në vendin e 7 në klasifikim, me mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës që ishte protagonist.


Milot Rashica Goal HD – G.A. Eagles 0 – 3… by enteritament

Rashica ishte pikërisht ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij në këtë sfidë, duke mbyllur praktikisht ndeshjen në minutën e 80 të saj, përballë një ekipi shumë luftarak që po kërkonte me çdo kusht pikë meqë aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit. Në radhët e GA Igëlls është transferuar në janar edhe mbrojtësi kosovar Lum Rexhepi, por ai ka ndjekur gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Fitorja ngjiti Vitesen në vendin e 7 në klasifikim, i cili për momentin garanton pjesëmarrjen në play­off që siguron një vend në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm./panorama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: