Taulant Xhaka ishte protagonist i një goli në supersfidën e kampionatit zviceran mes Young Young Boys dhe Basel. Mesfushori shqiptar realizoi në fundin e pjesës së parë duke sjellë barazimin e përkoshëm 1-1.

Por për t’u thkesuar ishte se goli i 26-vjeçarit grintoz nuk ishte dosido, por një perlë e vërtetë. Për t’i bërë jehonë ka menduar edhe i vëllai, Granit Xhaka, i cili luan me Arsenal.

Graniti ka postuar në rrjetet sociale videon e golit, të shoqëruar me disa ikona dhe fjalët ‘Xhakaboom inatçinj’. Duke i shtuar edhe mesazhin nga ikonat kuptohet që Graniti ka dashur të përçojë një mesazh: “Mbylleni gojën inatçinj.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb