Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak është treguar i jashtëzakonshëm në ndeshjen e Champions League. Në barazimin pa gola që skuadra e tij mori me Bayer Leverkusen slloveni arriti të bëj tre pritje të jashtëzakonshme madje brenda një aksioni dhe ka reaguar ndaj tre topave brenda 7 sekondave. Po zhvillohej minuta e 67-të ai bëri tre pritje brenda një aksioni të Leverkusenit, duke i mohuar golin e sigurt ekipit gjerman.

“Ndonjëherë i bën tre pritje, dhe ndonjëherë ata shënojnë në goditjen e parë. Është shumë e vështirë për ta shpjeguar. E pashë topin dhe shkova për ta ndalur, reagova shpejtë dhe gjithçka shkoi mirë për mua”, është shprehur Oblak.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/benditaaficion/videos/1487709561253021/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: