Një djalosh, tifoz i Marseille-s, ishte përzgjedhur për të nisur simbolikisht ndeshjen e kësaj jave kundër Rennes, por ai nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë diçka më shumë.

Pasi e mori topin nga pika e bardhë e mesit të fushës ai vrapoi drejt portës së Rennes duke realizuar gol. Sigurisht që futbollistët në fushë nuk ndërhynë për ta penguar.

Djaloshi jo vetëm kaq, por festoi si i çmendur golin duke hequr bluzën. Gjithsesi ai nuk u ndal me kaq, u ngrit dhe shkoi drejt kameras.

Ky protagonizëm nuk i pëlqeu tifozëve, të cilët mezi po prisnin fillimin e lojës. Ndeshja në fund përfundoi me shifrat 2-2, duke ndarë nga 1 pikë për secilën skuadër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: