Japonia është surpriza e këtij Botërori pasi fitorja 2-1 ndaj Spanjës bën që të dyja skuadrat të vazhdojnë rrugëtimin në Katar.

Ndeshja nisi si mos më mirë për ekipin e Luis Enrique, pas golit të Moratës në minutën e 11-të.

Fillimi i pjesës së dyt do ishte me të vërtetë një dramë, pasi japonezët do përmbysnin shifrat. Fillimisht Doan vendosi ekuilibrat, ndërsa pak më vonë Tanaka do ndëshkonte Unai Simon.

E gjendur para një situata ku aspak nuk pritej, “Furia e kuqe” u hodh e gjitha në sulm për të ndryshuar fatin e takimit dhe të kualifikimit, gjithashtu.

Mision mjaft i vështirë ky, duke patur parasysh që kundërshtari rrinte mjaft i ngjeshur në prapavijë dhe stresi sa vinte e shtohej me kalimin e minutave.

Me këtë rezultat, Japonia e mbyll grupin E në vendin e parë (do luajë me Kroacinë), ndërsa Spanja (do luajë ndaj Marokut) shkon tutje si e dyta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: